LAJMI I FUNDIT:

Shkak përdhunimi i një 17-vjeçareje, deputetja irlandeze hap një palë tanga gjatë një seance parlamentare (Video)

Shkak përdhunimi i një 17-vjeçareje, deputetja irlandeze hap një palë tanga gjatë një seance parlamentare (Video)

Në qytetin e qetë irlandez të Cork, një 27-vjeçar i akuzuar për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare, u shpall i pafajshëm për shkak se viktima sipas gjykatësve kishte veshur të brendshme (tanga) që konsiderohen “shumë seksi” dhe provokuese”.

Për të bindur jurinë për të se akuza ndaj klientit të saj nuk vlen, Elizabeth O’Connell, avokatja e agresorit, i tregoi gjykatës se çfarë kishte veshur viktima kur është përdhunuar, duke i treguar të brendshmet në sallën e gjyqit shkruan Tg.com.


“Shiko si ishte veshur ajo. Kishte veshur vetëm një rrip me dantella”, tha avokatja.

Me këtë fjali, avokatja la të kuptohet se vajza kishte “vënë veten në pozita” për t’u ngacmuar për shkak të veshjes shumë seksi.

Ndërkohë përdoruesit e internetit nuk e kanë vlerësuar gjestin dhe janë sensibilizuar menjëherë, duke filluar një protestë nga mijëra gra irlandeze nën moton #ThisIsNotConsent.

Ndërkohë, përmes grupit në Facebook të quajtur “Gratë e Irlandës” ka filluar publikimi i qindra fotove me të brendshmet e tyre, për të treguar se veshja e një palë tangave me dantellë nuk është “shumë seksi” siç tha avokatja në gjykatë për të fituar lirinë e agresorit 27-vjeçar.

Edhe në Parlament është protestuar, teksa deputetja irlandeze Ruth Coppinger hapi një palë tanga gjatë një seance parlamentare, përcjell javanews.al.

Politikania pyeti: “Pse nuk kemi bërë ende asgjë për të ndaluar stereotipet e zakonshme rreth përdhunimeve? Si mendoni se qeveria duhet të veprojë me viktimat e mundshme në të ardhmen?”.