LAJMI I FUNDIT:

Shitja e shtëpive për një euro ka krijuar një ‘Amerikë të Vogël’ në Itali

Shitja e shtëpive për një euro ka krijuar një ‘Amerikë të Vogël’ në Itali

Ekziston një vend në ishullin italian të Sicilisë, ku ka gjithnjë e më shumë gjasa të dëgjoni një theks amerikan në rrugët e saja të ngushta në vend të gjuhës lokale.

Sambuca di Sicilia, e cila fitoi një reputacion si një nga vendet e para në botë që po i shet ‘falas’ shtëpitë e vjetra, po shndërrohet në një “Amerika të Vogël” italiane pasi një valë, kryesisht amerikanësh po blejnë prona të volitshme dhe po i japin një jetë të rajonit.

Qyteti sicilian filloi të tërheqë blerës jashtë shtetit në vitin 2019, kur u bë kryefjalë e CNN-së duke shitur 16 banesa për 1 euro secila, ose pak më shumë se një dollar. Pastaj përsëri në muajin korrik të vitit 2021 kur ofroi 10 ndërtesa të tjera të vjetra për shumën simbolike prej 2 eurove secila.

Në kohën kur u mbyll afati i dytë i aplikimit në nëntorin e kaluar, bashkia kishte marrë sërish qindra kërkesa nga blerësit e interesuar. Shtëpitë përfundimisht iu dhanë ofertuesit më të lartë, ku disa prej tyre kushtonin prej 500 deri në shtatë mijë euro.

Pothuajse të gjithë blerësit e rinj janë nga Amerika e Veriut, thotë nënkryetari i bashkisë, Giuseppe Cacioppo, transmeton Telegrafi.

Disa kanë blerë shtëpinë pa i parë ato, ndërsa të tjerët kundërshtuan kufizimet e udhëtimit shkaku i coronavirusit dhe fluturuan për t’i shikuar për së afërmi.

“Le të themi se pothuajse 80 për qind e njerëzve që na shkruan, aplikuan dhe morën pjesë në këtë ankand të dytë – vijnë nga Shtetet e Bashkuara ose janë amerikanë”, thotë Cacioppo.

Oferta që nuk mund të refuzohet, shiten për një euro shtëpitë në një qytezë në Sicili (Foto/Video)
Lexo po ashtu Oferta që nuk mund të refuzohet, shiten për një euro shtëpitë në një qytezë në Sicili (Foto/Video)

“Blerësit amerikanë janë shumë të interesuar dhe për fat ky interesim nuk po zbehet. Pandemia ka sfiduar shitjet e ndërtesat, por ne kemi qenë me fat. Gjithçka shkoi mirë”, pohoi ai.

Pra, çfarë i motivoi këta blerës të rinj për tu bërë pronar të pronave të dëmtuara shkaku i tërmeteve në Sicili?

Çuditërisht, shumë prej tyre duket se nuk dëshironin vetëm të blinin një pushimore me çmim të ulët. Ata gjithashtu dëshirojnë të ndihmojnë ringjalljen e vendit dhe ekonomisë së tij.

‘Po e dhuroj’

David Waters, një afarist nga Idaho, i cili për pasion ka pronat e patundshme italiane, planifikon të rinovojë ndërtesat e blera siciliane – dhe më pas t’i dhurojë ato.

Ai bleu dy ndërtesa ngjitur përmes një ankandi, gjegjësisht secila i kushtoi 500 euro. Ata janë të vendosur në cepin më të qetë të Sambucas.

Waters e përshkruan veten si një adhurues të “projekti i shtëpive prej një euro” dhe thotë se dëshiron të kontribuojë në komunitet.

“Dua të krijojë mënyra të reja, ku investitorët e rinj do të mbështesin vendbanime të vogla si Sambuca e Sicilisë”, thotë ai duke shtuar se “dëshiroj t’ua mundësojë njerëzve që të realizojnë ëndrrën e tyre – zotërimin e një pjesë të historisë italiane”.

Fshati italian që nuk flet italisht
Lexo po ashtu Fshati italian që nuk flet italisht

“Bleva dy prona në mënyrë që të kem mundësinë që të filloj me një fushatë të vogël financimi dhe të shtrihem drejt një qëllimi më të lartë të fushatës”, shtoi ai.

Waters thotë se do të sigurojë donacione për të përmirësuar infrastrukturën e parkut, rrugëve dhe shumëçka në Sambuca.

Anëtarët e Crowdfunding do të marrin pjesë në rinovim, ku do t’u jepen bileta për pjesëmarrje në një lojë shpërblyese dhe do të kenë mundësi që bëhen pronar të ndërtesave në Sambuca.

Megjithëse pronat dykatëshe kanë nevojë për një ndryshim të plotë, Waters thotë se ishte i magjepsur nga vendndodhja dhe pamja e tyre ndërsa dëshiron t’u tregojë njerëzve se si shtëpi të tilla të rrënuara mund të shndërrohen në “diçka të mrekullueshme”.

Kjo është dashuria

Kuzhina italiane është ajo që e shtyu kuzhinierin nga Arizona, Daniel Patino, bashkëthemelues i një zinxhiri ushqimor të freskët në SHBA, të bëjë hapin e madh përpara dhe të rrëmbejë një copë “la dolce vita”.

Patino bleu ndërtesën e vetme të disponueshme me tre kate dhe një tarracë panoramike përmes një ankandi duke ofruar vetëm 2500 euro. Të gjitha i bëri nga distanca, SHBA-ja. Një zonjë nga Sambuca e kontaktoi atë përmes bashkisë dhe i dërgoi video dhe foto të pronës, të mjaftueshme për t’i dhënë një ide se çfarë do të blinte.

“Është më shumë se një aventurë,” thotë ai dhe shton se “ndoshta një bixhoz? Kam bërë një ofertë pasi kam parë të gjitha pronat në internet, por njëra në veçanti më rrëmbeu zemrën. Kishte një oborr të vogël. Nuk mund të shihja se si ishte brenda sepse mund të kishte qenë e rrezikshme të hyje brenda, kështu që mendoj se do të ketë nevojë për shumë rimodelim”.

Pesë vende që janë marka të mira në botë
Lexo po ashtu Pesë vende që janë marka të mira në botë

Patino nuk e di ende se çfarë saktësisht planifikon të bëjë me të – nëse do ta përdorë vetëm si një shtëpi pushimi apo edhe si një degë italiane e zinxhirit të tij ushqimor. Tani për tani, thotë ai, është vetëm një ëndërr e realizuar.

“Gjithmonë e kam dashur Italinë, kur kam udhëtuar më herët, zbulova kulturën ushqimore italiane dhe pse ushqimi është kaq i rëndësishëm për italianët”, shtoi ai.

“Unë gjithashtu mësova se çfarë është stili i jetesës italiane. Ka të bëjë me të shijuarit e jetës, jo të ecësh me njëqind kilometra në orë si ne në Shtetet e Bashkuara. Është të shijosh qetësinë, të marrësh kohë për t’u çlodhur dhe jo gjithmonë të shqetësohesh për punën. Është thjesht më e mira”, deklaroi Patino.

Ky i fundit thotë se gruaja e tij e kundërshtoi në fillim, duke i thënë se “je i çmendur, nuk mund të jetë e vërtetë”.

Strehim i sigurt i artistëve

Brigitte Dufour, një avokate franko-kanadeze dhe themeluese e një organizate të të drejtave të njeriut, bleu dy banesa të braktisura në rrethin historik Saracen – një të vogël për 1,000 euro dhe një ndërtesë pak më të madhe për 5,850 euro. Ajo i bleu te dyja pa i pa me sy.

“Vetëm për të qenë e sigurt, e dija se konkurrenca ishte e madhe, kështu që mendova se ofrimi i një oferte për dy shtëpi të ndryshme do të rriste shanset e mia për sukses”, thotë ajo.

Dufour thotë se dëshiron të ndihmojë komunitetin lokal duke u ofruar hapësirë artistëve nga e gjithë bota.

Një veturë e parkuar prej 47 vitesh në të njëjtin vend bëhet atraksion turistik dhe pikë referimi në Itali
Lexo po ashtu Një veturë e parkuar prej 47 vitesh në të njëjtin vend bëhet atraksion turistik dhe pikë referimi në Itali

Prona e saj më e vogël dykatëshe, 50 metra katrorë do të shërbejë si rezidencë për artistë, thotë ajo. Do të jetë një vend ku artistët mund të shprehen dhe “të pushojnë shkaku i mjedisit të vështirë dhe presionit në vendet e tyre”.

“Ata mund të qëndrojnë për dy javë ose një muaj të tërë ndërsa të frymëzohen nga bukuria e Sicilisë dhe Sambuca për të krijuar vepra arti që flasin për çështjet gjinore, dinjitetin, të drejtat e njeriut. Ata mund të përfitojnë nga shfrytëzimi i një vendi të bukur dhe të sigurt”, pohoi ajo.

Prona është në gjendje të mirë me një tarracë që ofron një hapësirë të jashtme me pamje nga kodrat e gjelbra. Dufour i pëlqen dyshemetë e lashta të pikturuara me pllaka Maiolica, të cilat, thotë ajo, i japin shtëpisë një ndjenjë tradicionale. Ajo madje gjeti një gërshet të vjetër hudhre të varur në një mur kur bleu ndërtesën.

“Është shumë më mirë se sa prisja, jo një rrënojë”, tha ajo dhe shtoi se “të gjithë më thoshin ‘oh, do ta blesh një rrënojë’. Në vend të kësaj, ajo ka mure të mira, por ka mjaft hapësirë për rinovim”.

Dufour planifikon të rinovojë ndërtesat duke i bërë më miqësor me mjedisin dhe do të kërkojë këshilla nga blerësit e shtëpive prej 1 euro, të cilët tashmë i kanë rimodeluar shtëpitë e tyre.

Prona e saj e dytë, me përmasa 80 metra katrorë, do të shërbejë si vendbanim privat dhe hapësirë shtesë për artistët e ardhshëm.

“Mendova se ishte më mirë të kisha më shumë se një shtëpi për të sjellë më shumë artistë, por më pas kur vizitova Sambucën pasi fitova në ankand, u dashurova me fshatin dhe mendova se mund ta mbaja shtëpinë e dytë për mua dhe familjen time”, tha ajo.

“Fëmijët e mi dhe familja ime në Kanada, veçanërisht vëllai dhe motra ime, janë shumë të emocionuar për këtë”, deklaroi Dufour, të cilës i pëlqen veçanërisht se si plazhi është 25 minuta me veturë nga Sambuca.

Nëse rezidenca e artistëve përfundon dhe kërkohet më shumë hapësirë, ajo do të përdorë pjesë të shtëpisë së dytë, duke mirëpritur edhe artistët nëse është e nevojshme pasi të rinovohet.

Shtëpia e dytë ka një hapësirë të madhe të hapur për të cilën ajo thotë se do të ishte ideale për organizimin e ngjarjeve dhe ekspozitave sociale, me tavane të larta të harkuara dhe një panoramë të mrekullueshme.

Ndryshe nga kati i parë, niveli i dytë ka nevojë për një rimodelim të gjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori