LAJMI I FUNDIT:

Shitësja përvetëson biletën fituese të lotarisë prej 3 milionë dollarësh që e kishte harruar klienti

Shitësja përvetëson biletën fituese të lotarisë prej 3 milionë dollarësh që e kishte harruar klienti

Një punonjëse e një dyqani pijesh alkoolike planifikoi, vodhi dhe u përpoq të përvetësonte çmimin e lotarisë prej tre milionë dollarësh, tha një prokuror i qarkut të Massachusetts, përpara se hetuesit – të ndihmuar nga teknologjia – të fillonin një gjueti për fituesin e ligjshëm.

Tani, nëpunësja, Carly Nunes nga Lakeville, Massachusetts, është paditur nga një juri e madhe për vjedhje, tentativë për vjedhje, paraqitje të një pretendimi të rremë dhe frikësim të dëshmitarit, deklaroi Zyra e Prokurorit të Qarkut Plymouth.


Juria e madhe paditi gjithashtu kolegun e 23-vjeçares, Joseph Reddem me akuzën për tentativë zhvatjeje, raporton cnn.

Episodi filloi kur mekaniku i varkave, Paul Little hyri në dyqanin e pijeve më 17 janar dhe bleu një qese me patate të skuqura, dy bileta të Lotarisë së Shtetit të Massachusetts për çmimin Mega Millions dhe dy për lotarinë Mass Cash.

Little u largua nga dyqani me patate të skuqura – por i harroi biletat në lotari, tha zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp. Rreth 45 minuta më vonë, një klient tjetër bleu pesë bileta, të cilat punëtorja i mori edhe ato të Little dhe ia dorëzoi klientit, i cili i ktheu asaj dy biletat që s’ishin të tij.

Punëtorja mori biletat pa kërkuar që ta gjente personin që i takonin, duke i marrë në shtëpi.

Pasi u shpallën numrat fitues, punëtorja shkoi ta merrte çmimin e madh. Aty u ngrit dyshimi se biletat nuk ishin të sajat. Zyrtarët e lotarisë njoftuan policinë dhe thanë se pas përfundimit të hetimit do ta jepnin çmimin.

Policia gjeti se Little ishte pronari i vërtetë dhe tani pritet që ai të marrë 3 milionë dollarë.

Atë natë, numrat e biletave të Little’s Mass Millions – 2, 12, 18, 24 dhe 39 – u shpallën si fitues të çmimit prej 3 milionë dollarësh, tha zyra e prokurorit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Kalo në kategori