LAJMI I FUNDIT:

Shitësi në kërkim të blerëses që vodhi disa paketime me mish (Video)

Shitësi në kërkim të blerëses që vodhi disa paketime me mish (Video)

Sunny Patel nga Bristol i Anglisë, e kishte raportuar para gjashtë muajsh një rast të vjedhjes në lokalin e tij, por forcat e rendit nuk kishin bërë asgjë.

Në këtë mënyrë, ai ka postuar videon ku shihet blerësja që vjedhë të gjitha paketimet me mish që ndodheshin në frigorifer dhe largohet nga aty, transmeton Telegrafi.


“Duket sikur të jetë e pangopur, kthehet sërish dhe  mbushë çantën”, ka thënë Patel lidhur me rastin.

Megjithëse nuk i ka shkaktuar ndonjë humbje të madhe, ai është këmbëngulës të identifikojë këtë grua, për të cilën pretendon se nuk janë bërë hetime. /Telegrafi/