LAJMI I FUNDIT:

Me shishe që duken se kanë brenda papastërti, për të ngritur vetëdijen mbi ujin (Foto)

Me shishe që duken se kanë brenda papastërti, për të ngritur vetëdijen mbi ujin (Foto)

One Water i ka mbështjellë shishet e tejdukshme me një shtresë, që bën të duket se brenda ka papastërti.

Në këtë formë, kompania britanike ka dashur të ngre vetëdijen, për përparësinë e të pasurit ujë të pastër dhe të rrjedhshëm, derisa në shumë vende kjo është privilegj, transmeton Telegrafi.


Shtresa në shishe, që të duket se brenda ka ujë të ndotur

Megjithëse është ndër gjërat elementare të jetës, 663 milionë njerëz në mbarë botën, nuk kanë qasje në ujë, ndërsa një shumicë e madhe nuk kanë sistem kanalizimi.

Derisa në vendet moderne, njerëzit e kanë problem nëse iu ka shpenzuar bateria e telefonit dhe nuk po mund të lidhen në internet gjatë udhëtimit, shumë njerëz vuajnë nga etja.

Përpjekje për ngritjen e vetëdijes mbi ujin e pastër

“Sikur kjo të ishte shishja e vetme dhe nuk keni ku të pini ujë, do duhet të pinit ndyrësi. Mendoni për njerëzit që ndodhen në këtë situatë”, është thënë lidhur me fushatën.

Me këtë rast, po bëhen përpjekje që të vetëdijesohen njerëzit për ruajtjen e ujit, evitimin e përdorimit të  parregullt dhe përpjekjen që të mos ndoten lumenjtë, liqenet dhe detet. /Telegrafi/