Shikoni atmosferën që krijon Era me hitin e saj (Video)
Era Istrefi vazhdon të jetë këngëtarja e momentit.
Hiti i saj “BonBon” ka kaluar kufijtë mbarëshqiptarë dhe po dëgjohet edhe nga të huajt dhe padyshim se ajo është duke e shijuar këtë sukses.
Në ndërkohë, këngëtarja ka sjellë atmosferën në një prej koncerteve të saja në diasporë, transmeton Telegrafi.
Videoja e shfaq Erën në një eveniment të përbashkët muzikor me Ledri Vulën, ndërkohë që publiku këndon bashkë me të këngën “Bon Bon”.
Ndryshe, videoja e publikuar në YouTube më 30 dhjetor, është shikuar mbi 11.7 milionë herë, ndërsa ka kaluar edhe shifrën prej 102 mijë pëlqimesh në faqen e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/02/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































