LAJMI I FUNDIT:

Shifrat që qëndrojnë prapa transferimit të Erling Haaland te Manchester City

Shifrat që qëndrojnë prapa transferimit të Erling Haaland te Manchester City

Erling Haaland tashmë ka zyrtarizuar kalimin te Manchester City, ku nga 1 korriku do të bashkohet me klubin anglez.

Për kartonin e 21-vjeçarit klubi nga Etihad pagoi te Borussia Dortmundit plot 75 milionë euro për klauzolën e tij të largimit.


Klubi nuk ka bërë të ditur shifrat e transferimit, por edhe pagën që do ta ketë lojtari, por mediat shkruajnë se Haaland do të paguhet deri në 25 milionë euro në vit paga gjatë pesë viteve.

Ka edhe pagesa tjera si 30 milionë euro që shkojnë për babain e lojtarit dhe 50 milionë euro për agjencinë që përfaqëson norvegjezi, e cila drejtohej nga i ndjeri Mino Raiola.

Në total jo zyrtarisht, nënshkrimi i Haaland nga Manchester City do të kushtojë më shumë se 200 milionë euro.

Shifrat qarkullojnë nga mediat gjermane dhe angleze./Telegrafi/