LAJMI I FUNDIT:

SHF “Kurda” kampion në U13 në ‘Play-Off”-in Nacional

SHF “Kurda” kampion në U13 në ‘Play-Off”-in Nacional
Foto: ffk-kosova.com

Futbollistët e SH “Kurda” janë kampion të grupmoshës deri 13 vjeç në “Play-Off”-in Nacional, i cili po zhvillohet në Hajvali.

Në ndeshjen finale Kurda shënoi fitore në duel me 2 Korrikun, me rezultat bindës 3:0.


Njomakët e SHF “Kurda” patën paraqitje shumë të mirë, duke e dominuar nga fillimi ndeshjen dhe duke u kurorëzuar në fund me meritë me titullin e kampionit.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Dardan Fazliu realizoi golin e parë në minutën e 6-të, teksa më pas shënuan edhe Tuan Havolli, në minutën e 23-të dhe Leart Haxhiu, në minutën e 27-të.

Në fund, medaljet për dy skuadrat finaliste i ndanë anëtarët e KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe Ismajl Ajeti, derisa trofeun e kampionit për kapitenin e Kurdës, Tuan Havolli e dorëzoi presidenti Agim Ademi, i cili i përgëzoi të dyja palët për lojën e shfaqur.