LAJMI I FUNDIT:

Shërohet nga coronavirusi fëmija 9 muajsh nga Malisheva, vetëm edhe 2 raste aktive në këtë komunë

Shërohet nga coronavirusi fëmija 9 muajsh nga Malisheva, vetëm edhe 2 raste aktive në këtë komunë

Komuna  e Malishevës ka bërë të ditur se sonte kanë marrë lajmin e mirë për shërimin e një fëmije 9 muajsh nga COVID-19.

Vetëm dy raste aktive kanë mbetur në Komunën e Malishevës, teksa bëhet e ditur se numri i të shëruarve ka arritur në 73.


“Sonte përfundimisht është shëruar edhe një fëmijë nëntë muajsh, që ishte prekur me virusin korona, javë më parë. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar. Me këtë, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 73 të shëruar, ndërsa raste aktive mbesin e dy. Po ashtu gjatë ditëve në vijim, pritet të shërohen edhe dy pacientët tjerë”, thuhet në komunikatë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Emergjent Komunal, ka uruar fëmijën e shëruar dhe dy rasteve aktive, ju ka dëshiruar shërim të shpejt.

“Ky rast i shëruar, ishte në mesin e disa rasteve të tjera, të cilët ende nuk i kishin mbushur një vit, dhe ishte në mesin e 76 të prekurve, dhe natyrisht se ky lajm na gëzon të gjithë neve”, tha Berisha.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 76 të prekur me COVID-19, prej tyre 73 janë shëruar, 2 raste janë ende aktive, ndërsa një rast ka pësuar me fatalitet.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori