Gashi: Kurti nuk e pranon kurrë më Osmanin për presidente


Avokati Tomë Gashi, ka komentuar rolin e ish-presidentes, Vjosa Osmani, pas dekretit për shpërbërjen e Kuvendit në mars të këtij viti, si dhe raportet e saj gjatë mandatit presidencial.
Sipas Gashit, shumë prej deklaratave të bëra pas shpërbërjes së Kuvendit janë serioze dhe, sipas tij, ngrenë pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e mëhershme të presidentes në raport me zhvillimet në vend.
Ai theksoi se gjatë një periudhe prej rreth pesë vitesh në detyrë, Osmani nuk ka reaguar publikisht ndaj disa çështjeve që tani po i adreson.
“Për shkak se të gjitha këto që janë bërë pas dekretit për shpërbërjen e parlamentit, janë deklarata të rënda. Dhe që është edhe më e rënda, që ka qenë presidente për 5 vjet në mandatin e Albin Kurtit që ka zgjat 4 vite, që pastaj u stërgjatë edhe viti i 5, e po hymë në vitin e 6. Domethënë për 5 vjet Osmani nuk e ka çel gojën në raport me këto sene që i ka përmend pas asaj".
"Dhe që të jetë skandali edhe me i madh, padeklaruar që këto janë vetë një për qind, që i bie që ne pasmi qenë në gjendje lufte, secili me secilin. Por, për shkak të postit të saj ajo e paska ruajt një balancë. Që i bien përgjigja definitivisht, Albin Kurtit nuk pranon më kurrë me qenë presidente e Kosovës, nëse është në dorën e Kurtit…”, ka thënë Gashi.




































