LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Limaj me Veselin nuk i ka shkrirë e as ngrirë raportet, me Thaçin ka pasur një intensifikim të kontakteve

Sherifi: Limaj me Veselin nuk i ka shkrirë e as ngrirë raportet, me Thaçin ka pasur një intensifikim të kontakteve

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se raportet politike me AAK-në nuk janë si më parë.

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka komentuar deklaratat e Haradinajt se raportet NISMA-AAK janë të shkëlqyera.


“Marrëdhëniet nuk janë siç kanë qenë, por nuk janë edhe siç flitet. Raportet personale nuk mund të prishen asnjëherë, por ato politike nuk janë si më parë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sherifi ka thënë se raportet politike me AAK-në mund të ndryshojnë nëse nuk ka ndonjë reflektim në raportet mes partnerëve.

Ai ka thënë se çfarëdo që të ndodh mes partnerëve të koalicionit NISMA nuk do të zgjedh ekranet televizive për të prishur koalicionin me AAK-në.

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, ka thënë se NISMA nuk do t’i bashkohet PDK-së por nuk do ta ndalojë këtë të dytën të vijë në NISMA.

“Njerëz nga PDK po vijnë më të madhe në NISMA. Kjo po ndodh pasi NISMA ka një politikë më ndryshe nga PDK madje dhe AAK sidomos në rrafshin ideologjik”.

Sherifi ka thënë se raportet e Limajt me Veselin nuk kanë ndryshuar dhe janë normale.

“Me zotin Veseli, Limaj as nuk ka shkrirje as ngrirje. Raporte normale mes dy partnerëve që janë brenda një koalicioni. Ndërsa sa i përket zotit Thaçi, ka pasur një intensifikim të kontakteve për shkak të dialogut dhe pozitës që zoti Limaj ka pasur në dialog deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Të gjithë ata që kanë sfiluar në këtë studion ju garantojë që kanë raporte më të mira me zotin Thaçi se zoti Limaj. Pra miqësia është diçka tjetër”, tha ndër të tjera Bilall Sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori