LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia paralajmëron masa radikale: Të procedohet Ligji i Pagave ose rritje page 50% për çdo mjek e infermier

Shëndetësia paralajmëron masa radikale: Të procedohet Ligji i Pagave ose rritje page 50% për çdo mjek e infermier

Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është diskutuar në lidhje me ecurinë e grevave të organizuara ditë më parë si dhe çështjet e ngritura para Qeverisë nga kjo Federatë.

Këshilli Drejtues ka bërë thirrje që Ligji i pagave të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022.


“Këshilli Drejtues i FSSHK unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon, të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014”, thuhet në njoftimin e FSSHK.

Syla: Po na kërcënon Kurti, nesër do t’u ankohem ambasadave - koha e diktatorëve ka kaluar
Lexo po ashtu Syla: Po na kërcënon Kurti, nesër do t’u ankohem ambasadave - koha e diktatorëve ka kaluar

“Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrenjtimit të jetës, rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje, kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave”.

FSSHK njofton tutje se deri me datën 15 dhjetor do të bisedojë me secilin anëtar të vet dhe njëkohësisht pret reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues, nëse edhe kjo nuk ndodh, “FSSHK paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore”.

Mantelbardhët shpresojnë që Qeveria do të reflektojë, në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori