LAJMI I FUNDIT:

Shend Kelmendi kthehet në Prishtinë, Kukaj vazhdon për dy vjet

Shend Kelmendi kthehet në Prishtinë, Kukaj vazhdon për dy vjet

KF Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Shend Kelmendi nuk ka arritur marrëveshje për një kalim te Skënderbeu dhe në këtë mënyrë kthehet përsëri te klubi kryeqytetas, ndërsa ka konfirmuar se Liridon Kukaj ka vazhduar kontratën për dy vitet e ardhshme

“Ylli i skuadrës sonë, rikthehet fuqishëm në skuadrën tonë pas mos akordimit të kalimit te Skënderbeu i Shqipërisë. Kështu, Kelmendi, së bashku me ‘Bardhekaltrit’ do të synojnë që të fitojnë titullin e kampionit dhe të përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare”, thuhet në postimin e KF Prishtinës, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se, “mbrojtësi, Liridon Kukaj, ka vazhduar kontratën edhe për dy vitet e ardhshme”.