LAJMI I FUNDIT:

Shembull që duhet ndjekur: Bayerni uron Leverkusenin për titullin e kampionit

Shembull që duhet ndjekur: Bayerni uron Leverkusenin për titullin e kampionit

Pas 120 viteve pritje, Bayer Leverkusen është kampion në Gjermani, për herë të parë në histori të këtij klubi.

‘Aspirinat’ kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm duke i dhënë fund dominimit të Bayern Munichut pas 11 titujve radhazi në Bundesliga.


Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit, Bayer Leverkusen nuk ka asnjë humbje deri më tani me 25 fitore dhe katër barazime.

Bayern Munich ka treguar se është një klub i madh, pasi kanë uruar kundërshtarët e tyre për titullin historik nëpërmjet presidentit Herbert Hainer, i cili dha edhe një mesazh të qartë për rikthimin e Bayernit.

“Urime Bayer Leverkusenit për fitimin e titullit të parë historik. Titull absolutisht i merituar, ky është shpërblimi i një sezoni të jashtëzakonshëm dhe një futbolli të mrekullueshëm të shprehur nga ta. Ne do të synojmë të rikthejmë titullin në Bavari, kështu që shihemi vitin tjetër”, u shpreh i pari i rekordmenëve të futbollit gjerman.

Nuk mungoi një urim për rivalët edhe nga Jan-Christian Dreesen, CEO i Bayernit.

“Përgëzime të gjithëve te Leverkuseni. Deri tani ka zhvilluar një sezon të pabesueshëm. Skuadra ka shfaqur guxim, klas dhe vazhdimësi. Kështu që është një titull plotësisht i merituar. Ne do të marrim si një nxitje për të punuar edhe më shumë që të rikthejmë trofeun sërish te Bayerni”, u shpreh Dreesen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori