LAJMI I FUNDIT:

Shefja e USAID-it: Kosova rriti ndjeshëm bazën tatimore gjatë dekadës së fundit

Shefja e USAID-it: Kosova rriti ndjeshëm bazën tatimore gjatë dekadës së fundit

Kosova ka rritur ndjeshëm bazën e saj gjatë dekadës së fundit.

Kështu ka thënë shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke shtuar se një bazë e fortë tatimore është kritike për qeveritë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.


“Kosova rriti ndjeshëm bazën e saj tatimore gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje prej 173 për qind të të ardhurave të qeverisë”, njofton ajo në Twitter.

Nëpërmjet ndihmës për dixhitalizimin e dosjeve dhe ndihmës tjetër, USAID-i e mbështeti këtë progres – një bazë e fortë tatimore është kritike për qeveritë për të përmbushur nevojat e qytetarëve”, përfundon ajo. /Telegrafi/