eksperti-banner

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur në mënyrë perfekte Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Paraguain me rezultat bindës 4-1 në ndeshjen hapëse të turneut.

Amerikanët e nisën furishëm takimin dhe gjetën rrugën e rrjetës që në shtatë minutat e para, ndërsa dominuan plotësisht pjesën e parë duke shkuar në pushim me epërsinë 3-0.


Paraguai reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin falë golit të Mauricios, duke rikthyer përkohësisht shpresat për një rikthim në ndeshje.

Megjithatë, çdo dilemë u shua në minutat shtesë, kur Gio Reyna realizoi një supergol me goditje “trivela”, duke vulosur fitoren 4-1 të vendasve.

Përveç triumfit bindës, SHBA-ja vendosi edhe një rekord historik.

Kjo ishte hera e parë në historinë e Kupës së Botës që kombëtarja amerikane arrin të shënojë katër gola në një ndeshje të vetme të Botërorit.

Fitorja i jep skuadrës së Mauricio Pochettinos një nisje ideale në grupin A dhe rrit ndjeshëm optimizmin e tifozëve amerikanë për një ecuri të suksesshme në turneun që po zhvillohet në vendin e tyre./Telegrafi/

telegrafi sport app