LAJMI I FUNDIT:

SHBA urdhëron familjet e stafit të ambasadës të largohen nga Ukraina

SHBA urdhëron familjet e stafit të ambasadës të largohen nga Ukraina

SHBA-ja ka urdhëruar të afërmit e stafit të ambasadës së saj në Ukrainë që të largohen nga vendi, pasi atje frika po rritet nga një pushtim rus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stafit jo thelbësor të ambasadës u është thënë gjithashtu se mund të largohen dhe qytetarëve amerikanë u është kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë.


Departamenti i Shtetit tha se ambasada mbetet e hapur, por se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”.

Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.

Departamenti i Shtetit paralajmëroi gjithashtu njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”.

“Ka raportime se Rusia po planifikon një veprim të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës”, tha një këshillë nga Departamenti i Shtetit.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha agjencisë së lajmeve AFP, nëse do të ndodhte një pushtim rus, qeveria amerikane “nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë në një rast të tillë”.

Lëvizja e SHBA-së është pjesë e një sërë masash paraprake që Departamenti i Shtetit përdor kur krizat mund të vënë në rrezik diplomatët amerikanë, raporton Barbara Plett Usher e BBC-së.

Sidoqoftë, mendohet se asgjë specifike gjatë 24 orëve të fundit nuk e ka shkaktuar vendimin.

Ky veprim vjen në kohën kur kreu i aleancës së mbrojtjes ushtarake të NATO-s ka paralajmëruar se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Evropë pasi rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori