LAJMI I FUNDIT:

SHBA thotë se Wagneri nuk paraqet rrezik për Poloninë

SHBA thotë se Wagneri nuk paraqet rrezik për Poloninë

Presidenti bjellorus është tallur me polakët për praninë e trupave të Wagner pranë kufirit të tyre.

“Përndryshe, pa ne, ata do të kishin depërtuar dhe shkatërruar Rzeszow-in dhe Varshavën për një kohë të shkurtër. Kështu që nuk duhet të më qortojnë, por duhet të më falënderojnë”, tha Alexander Lukashenko.


Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë pohuar se Polonia nuk duhet të shqetësohet pasi nuk po shohim ndonjë rrezik potencial, raporton skynews.

John Kirby, i cili është pjesë e këshillit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden, thotë se SHBA-ja nuk është në dijeni të “ndonjë kërcënimi specifik” të paraqitur nga trupat e Wagnerit ndaj Polonisë ose ndonjë shteti anëtar të NATO-s.

Polonia ka reaguar ndaj pranisë së mercenarëve rusë, Wagner në Bjellorusi që kur shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin njoftoi se po stërviste trupat bjelloruse.

Çfarë dimë për sulmet me dronë në Rusi?
Lexo po ashtu Çfarë dimë për sulmet me dronë në Rusi?

Javën e kaluar, Polonia ka dërguar mbi 1000 trupa në drejtim të kufirit prej 402 kilometrash me Bjellorusinë.

Letonia dhe Lituania gjithashtu iu bashkuan Polonisë duke kërcënuar se do të mbyllnin kufijtë e tyre me Bjellorusinë shkaku i Wagnerit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori