LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për sulmet me dronë në Rusi?

Çfarë dimë për sulmet me dronë në Rusi?

Sulmi me dronë gjatë në Moskë është i fundit në një seri sulmesh të raportuara me dronë në territorin e Rusisë në muajt e fundit.

Sipas raporteve të medieve ruse të monitoruara nga BBC Verify, më shumë se 120 sulme të dyshuara me dronë ka pasur këtë vit me objektiva në Rusi dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.


Këto janë përqendruar kryesisht në zonat në kufirin perëndimor me Ukrainën dhe gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Sulm përsëri në Moskë, i dyti prej kur Zelensky tha se "lufta po shkon gradualisht në territorin e Rusisë"
Lexo po ashtu Sulm përsëri në Moskë, i dyti prej kur Zelensky tha se "lufta po shkon gradualisht në territorin e Rusisë"

Por gjithnjë e më shumë, sulmet me dronë janë raportuar edhe në kryeqytetin rus – duke përfshirë një sulm të dukshëm në Kremlin në fillim të majit.

Rusia pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin me sulme droni në Kremlin, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet
Lexo po ashtu Rusia pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin me sulme droni në Kremlin, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha kohët e fundit se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” i luftës. /Telegrafi/