Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë me praninë e saj në detin e Zi, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë se, patrullimi i luftanijes amerikane në këto ujëra kërcënon sigurinë rajonale. Konfirmimi vjen nga Sekretari amerikan për Marinën.
Gjuajtësi “USS Porter” hyri në ujërat e detit të Zi më herët gjatë këtij muaji, duke shkaktuar kritika të ashpra prej Moskës. Turqia dhe Rumania pritet të bëjnë thirrje për një prani edhe më të madhe të NATO-s në detin e Zi, kur samiti i aleancës ushtarake të zhvillohet në Varshavë gjatë muajit të ardhshëm.
I gjendur në bordin e “USS Mason”, një tjetër luftanije gjuajtëse amerikane e ndodhur në Mesdhe gjatë së enjtes, Sekretari i Marinës Ray Mabus tha për “Reuters” se është detyrë e Amerikës të pengojë çdo agresion të mundshëm dhe të mbajë të hapura rrugët detare.
“Do të vijojmë të jemi atje”, tha Mabus duke iu referuar detit të Zi. “Do të jemi atje për të penguar çdo agresion, ky është qëllimi ynë kryesor pse jemi atje. Për të frenuar çdo agresion potencial”.
Mabus foli vetëm pak ditë pasi Rusia kritikoi diskutimet e NATO-s mbi krijimin e një force të përhershme në detin e Zi.
“Nëse merret ndonjë vendim për të krijuar një forcë të tillë, sigurisht që do të ishte destabilizuese, sepse ky nuk është një det i NATO-s”, është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, Andrei Kelin.
Rusia, e cila aneksoi gadishullin krimean të Ukrainës në vitin 2014, ka një prej flotave të saj të vendosura në detin e Zi, në bazën e Sevastopolit.
Samiti i NATO-s do të zhvillohet në një moment kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe aleancës atlantiko-veriore janë trazuar së tepërmi për shkak të rolit të Moskës në krizën e Ukrainës dhe në Siri. E ndërsa Rusia thotë se ajo nuk përbën aspak kërcënim ndaj aleancës, NATO po konsideron çdo mënyrë të vepruari për të kundërshtuar atë që shihet si agresioni rus në rritje, transmeton tch.
Mabus tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ndjekin rregullat e Konventës së Montrosë (Montreux), që thekson se vendet pa dalje në detin e Zi nuk mund të mbajnë anijet luftarake atje më gjatë sesa 21 ditë. Ndërkohë, vendet anëtare të NATO-s, Turqia, Rumania dhe Bullgaria, janë që të gjitha vende me dalje në detin e Zi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre