LAJMI I FUNDIT:

SHBA sanksionon Kinën për blerjen e armëve nga Rusia

SHBA sanksionon Kinën për blerjen e armëve nga Rusia

Shtetet e Bashkuara i vendosën sanksione ushtrisë së Kinës për shkak të blerjes së avionëve ushtarakë rusë dhe raketave tokë-ajër.

SHBA-ja tha se blerjet e tilla janë në kundërshtim me sanksionet e saj mbi Moskën, që janë ndërmarrë në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjes së dyshuar të Moskës në politikën amerikane.


Kina, së voni, ka blerë dhjetë avionë luftarakë Sukhoi Su-35 dhe raketa S-400 nga Rusia.

Pekini nuk iu është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, të ndërmarra nga SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë qysh në vitin 2014.

Forcat kineze morën pjesën në disa stërvitje masive ushtarake të Rusisë që u mbajtën këtë muaj.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar me shpejtësi pasi Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe përfshirja e saj ushtarake në luftën civile të Sirisë i kanë rritur tensionet. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori