LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon lundrim të sigurt pranë Iranit në Gjirin Persik

SHBA kërkon lundrim të sigurt pranë Iranit në Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje aleatëve t’i bashkohen një koalicioni për mbrojtjen e ujërave përreth Iranit dhe Jemenit. Gjenerali i Lartë amerikan i Marinës, Joseph Dunford sqaroi se SHBA-ja kërkon që të sigurohet liria e lundrimit në rajonin ku kalojnë disa prej rrugëve më të rëndësishme tregtare të botës.

Uashingtoni fajëson Iranin dhe palë të treta mbështetëse të tij për sulme ndaj anijeve tregtare. Patrullimet do të fokusohen më së shumti në ngushticën e Hormuzit, aty ku u shënjestruan muajin që shkoi dy anije cisternë, episod ky për të cilin Amerika fajësoi Republikën Islamike, e cila nuk i pranon akuzat.


Nga sa pohon gjenerali Dunford, Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me një seri vendesh që kanë dëshmuar vullnet politik për të mbështetur këtë plan të saj. Amerika vetë do të ofrojë anije komandë dhe mjete kontrolli, megjithatë nevojiten që dhe vende të tjera të angazhojnë anijet e tyre me qëllimin që të mbështeten patrullimet.

Vetëm disa ditë pas incidentit të cisternave, forcat iraniane në Gjirin Persik rrëzuan një dron amerikan pa pilot. SHBA-ja këmbëngul se ai po fluturonte në ujëra ndërkombëtare, ndërsa Teherani thotë se kishte shkelur hapësirën e tij ajrore.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, duke shtyrë Iranin të kërcënonte se do ta mbyllë ngushticën e Hormuzit nëse nuk do të jetë në gjendje të eksportojë naftë, sanksioni që Trump ka kërcënuar ta vendosë mbi regjimin e Ajatollahëve nëse nuk rinegociojnë marrëveshjen nukleare. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori