LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja kërkon nga bankat që të marrin leje para se të merren me kriptovaluta

SHBA-ja kërkon nga bankat që të marrin leje para se të merren me kriptovaluta

Zyra e Kontrollorit të Valutës e SHBA-së (OCC) ka njoftuar se bankat para se të angazhohen në aktivitete të caktuara që përmbajnë kriptovaluta duhet të marrin leje me shkrim.

Sipas OCC-së, bankat duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë se kanë sisteme dhe kontrolle të përshtatshme të menaxhimit të rrezikut para se klientët të mund të angazhohen në aktivitete të tilla si ofrimi i shërbimeve të ruajtjes për asetet kripto.


“Bankat para se të angazhohen në aktivitete si kriptovaluta të caktuara, libri i shpërndarë dhe monedhë e qëndrueshme, do të duhet të njoftojnë autoritetet mbikëqyrëse për qëllimin e tyre dhe të marrin leje me shkrim”, thuhet në njoftim.

Rezerva Federale, Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave dhe OCC të martën publikuan një deklaratë të përbashkët që ofron udhërrëfyes për punimet e së ardhmes lidhur me këto asete.

Në deklaratën e përbashkët të rregullatorëve u tha se vitin e ardhshëm planifikohet të jepet më shumë qartësi se cilat aktivitete të bankave në tregun e kriptovalutave do të lejohen ligjërisht. /Telegrafi/