LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

SHBA-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

Alexei Navalny, i cili u arrestua sonte, duhet të lirohet menjëherë, tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden.

“Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre”, tha Sullivan.


Kritikuesi i Putinit, Navalny arrestohet pas arritjes në Moskë
Lexo po ashtu Kritikuesi i Putinit, Navalny arrestohet pas arritjes në Moskë

Policia ruse arrestoi opozitarin rus në Aeroportin Sheremetyevo sonte ndërsa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportës, transmeton Telegrafi.

Byroja për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se rusi do të jetë në burg deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës.

Autoritetet shtetërore ruse thonë se Navalny është në paraburgim, zëdhënësja nuk e di se ku është kritikuesi i Putinit
Lexo po ashtu Autoritetet shtetërore ruse thonë se Navalny është në paraburgim, zëdhënësja nuk e di se ku është kritikuesi i Putinit

Navalny vendosi të kthehej në Rusi edhe pse e dinte që mund të arrestohej. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në muajin gusht pasi u sëmurë papritmas sepse ishte helmuar me një agjent nervor.

Navalny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjen e tij. Kremlini ka mohuar akuzat. /Telegrafi/