Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka pritur sot një delegacion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara përfshirë këtu analisten për marrëdhënie ndërkombëtare në Departamentin e Punës, Teodora Mladenoviq.
Në këtë takim u diskutua lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimi i punës tek fëmijët, në veçanti format e rrezikshme të punës.
Reçica informoi Mladenoviq për situatën dhe veprimet konkrete që janë duke u ndërmarrë lidhur me eliminimin e punëve tek fëmijët.
” Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar në lexim të parë në Parlament dhe shpresoj, se së shpejti do të jetë në lexim të dytë. Mirëpo pavarësisht këtij projektligji, MPMS është duke ndërmarrë veprime konkrete me institucionet tjera relevante, për të adresuar këtë problem”, tha Reçica.
Mladenoviq falënderoi Ministrin Reçica për informacionet e ndara, lidhur me veprimet që po ndërmerren për këtë çështje dhe kërkoi që Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve të miratohet në parlament, pasi që është një ligj me rëndësi.
Ajo theksoi se Departamenti i Punës i Shtetit Amerikan është i interesuar të ndihmojë institucionet e Kosovës, lidhur me veprimet e MPMS, me projekte konkrete në adresimin e çështjes së mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët.
Reçica dhe Mladenoviq u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë mes MPMS-së dhe State Departamentit Amerikan të Punës, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Dy javë fushatë, kandidatët për president vazhdojnë me premtimet
Zv/ministri Ahmeti: Asociacioni është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në Këshill të Evropës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE