LAJMI I FUNDIT:

“Shay Shtriks sillet si “sulltan” në Kosovë”

“Shay Shtriks sillet si “sulltan” në Kosovë”

Thuajse sa herë që vjen në Kosovë Shay Shtriks sillet si “sulltan”. Drejtori i Ligës Ballkanike bën çka të dojë, madje edhe merr vendime nëpër ndeshje që u takojnë ekskluzivisht gjyqtarëve. Sidomos karshi Kosovës është shumë arrogant.

Nuk e ka problem të hyjë në parket apo të merret edhe me tifozë. Në vend se të jetë mirënjohës për klubet kosovare, të cilat po ia mbushin kuletën me para dhe po ia mbajnë gjallë “Ligën Private apo Komerciale”, izraeliti shpreh veç arrogancë ndaj tyre


Liga Ballkanike (BIBL) ishte e para që ia kishte hapur dyert basketbollit kosovar, kur ky sport i yni ishte nën izolim të plotë.

Dhe, duke e parë entuziazmin e kosovarëve, drejtori i saj, Shay Shtriks, menjëherë kishte filluar ta keqpërdorë mirënjohjen tonë, shkruan sot gazeta Zëri.

Ai kishte nis të sillet si “Sulltani” karshi kosovarëve, të cilëve u vendoste kushte nga më të ndryshmet, e të cilat i obligonte klubet tona që t’i përmbushnin ato, ndonëse larg përmbushjes së të njëjtave kritere ishin thuajse të gjitha klubet tjera të huaja pjesëmarrëse në garat e BIBL-së.

Madje, izraeliti shkonte aq larg sa që u përzihej edhe tifozëve kosovarë se si të bëjnë tifo për ekipet e tyre.

Në të kundërtën, pa pikë problemi futej në parket dhe t’i urdhëronte gjyqtarët për ta ndërprerë ndeshjen, ndonëse rregulli strikt thotë se një vendim të tillë mund ta merr veç gjyqtari pasi ta shqyrtojë situatën.

Toleranca e Shtriksit karshi kosovarëve kaherë ka qenë inegzistente.

Dhe, me stil të njëjtë Shtriks vazhdon të sillet edhe tani në Kosovë, kur basketbolli ynë është anëtarësuar në FIBA dhe klubet tona kanë të drejtë pjesëmarrje në gara të nivelit shumë më të lartë sesa “Liga Private apo Komerciale” e Shtriksit, por që e posedon një licencë funksionimi të FIBA-s.

Në fakt, para pak kohësh, kur klubet e vendeve tjera tërhiqeshin ose nuk shprehnin interesim për marrë pjesë në këtë garë, BIBL ishte futur në një krizë të theksueshme, nga e cila e nxori pikërisht Kosova, duke ia dhënë katër skuadrat më të mëdha të saj: Sigal Prishtinën, Pejën, Bashkimin dhe Trepçës.

Kështu, nga Kosova BIBL jo vetëm që fiton para të majme, por edhe atraktivitet falë investimeve të klubeve kosovare në basketbollistë e trajnerë të shtrenjtë të huaj.

Në anën tjetër, BIBL veç mbledh para, kurse kampionin e shpërblen me një shumë simbolike, shkruan Zëri.

Përkundër krejt kësaj, Shtriks nuk po e përmirëson dot sjelljen e tij, e cila nëse jo “ledhatuese”, atëherë të paktën do të duhej të ishte e drejtë dhe korrekte karshi kosovare.

Dhe, kjo u pa qartë të mërkurën mbrëma, kur Shtriks e ndërpreu derbin kosovar të BIBL-së ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Në fakt, janë të pajustifikueshme hedhjet e gjësendeve në parket nga ana e tifozëve mitrovicas.

Por, e pajustifikueshme është edhe sjellja e Shtriksit, i cili mori vendim për ndërprerje të ndeshjes, e cila mund të zhvillohej me zbrazje të pjesshme apo të tërësishme të publikut nga palestra.

“Pasi që drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, është konsultuar me komisionierin e takimit dhe me përgjegjësin e tifozëve, ai ka marr vendim që ndeshja duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj, si dhe e ka informuar kryetarin e FBK-së, Erolld Belegun për një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e BIBL-së, e cila pa pikë problemi e tregon nivelin e Shtriksit, i cili gjithnjë merr vendime të çuditshme.

“Edhe në raste tjera ka ndërhy Shtriks, u pat fut edhe në parket në Prishtinë. Në rastin e fundit në Mitrovicë, gjyqtarët kishin vendosur për ta larguar publikun dhe Shtriks ka ndërhy duke kërkuar ndërprerje të lojës. Kjo është ligë private dhe nuk i di raportet e tij me FIBA-n, FIBA Evropën”, thotë profesori Masar Nixha, i cili thekson se Shtriks tashmë e ka treguar vetën se është një arrogant.

“Edhe unë mendoj se është në fjalë një arrogancë e madhe e Shtriksit dhe nuk e di nëse sillet njëjtë me klubet e shteteve tjera pjesëmarrëse në BIBL. Nëse ndaj tyre nuk reagon sikurse që reagon ndaj nesh, atëherë kemi të bëjmë me një subjektivitet të tij, madje të dyshimtë”, theksoi ai.

Sipas Nixhës, Kosova nuk duhet t’i durojë padrejtësitë e izraelitit. “Mendoj se Kosova duhet të kërkojë sqarime dhe të reagojë karshi tij”, përfundoi ai.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori