Së fundmi është përfolur shumë rreth një transferimi të mesfushorit kosovar tek Juventusi, gjë për të cilën kinse edhe vetë lojtari kishte deklaruar se do t’i pëlqente. Sidoqoftë, Shaqiri ka mohuar gjithçka dhe ka treguar qartë se nuk i intereson fare Zonja e Vjetër.

Futbollisti me prejardhje nga Zhegra, ka shkruar se për momentin ndodhet në pushime, dhe është i shqetësuar me shkrimet që po i sheh nëpër media mbi të ardhmen e tij.


Ai ka shtuar se ka një kontratë deri në vitin 2016 me Bayernin, dhe se nuk ka nevojë të spekulohet për të ardhmen e tij. /Telegrafi/ 

 
telegrafi sport app