LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri mohon zërat e largimit: Kam ardhur për të fituar trofe, vitin e ardhshëm duam Ligën Premier

Shaqiri mohon zërat e largimit: Kam ardhur për të fituar trofe, vitin e ardhshëm duam Ligën Premier
Xherdan Shaqiri dhe Joel Matip (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri ka kërkuar që mediat t’i japin fund thashethemeve për largimin e tij nga Liverpooli, pasi ylli shqiptar synon titullin e Ligës Premier me Reds.

27-vjeçari shqiptar u ble nga Reds në verën e vitin 2018, pasi një klauzolë prej 15 milionë eurosh u aktivizua pas rënies nga kategoria të klubit Stoke City.


Jurgen Klopp e mori Shaqirin në skuadër për të shtuar numrin në fazën sulmuese dhe ka përdorur  talentin e tij si një opsion mbështetës i treshes Salah-Firmino-Mane.

Shaqiri reagon në rrjetet sociale pas festës madhështore në Liverpool: E dua këtë klub
Lexo po ashtu Shaqiri reagon në rrjetet sociale pas festës madhështore në Liverpool: E dua këtë klub

Mungesa e lojës si titullar ka ndezur thashethemet për interesimin e West Hamit për Shaqirin, por ish- ylli i Bayernit dhe Interit ka hedhur poshtë atë spekulim duke u thënë gazetarëve se te Liverpooli është për të fituar trofe.

“Ky klub duhet të fitojë tituj, dhe fitimi i Ligës së Kampionëve është një fillim i mirë, apo jo?”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

Shaqiri duke e festuar triumfin në Ligës e Kampionëve (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Tani vitin e ardhshëm do të shkojmë përsëri dhe do të përpiqemi të fitojmë Ligën Premier”.

“Kjo është ëndrra ime e madhe, për të fituar Ligën Premier me këtë klub”.

Shaqiri reagon pas fitimit të trofeut të dytë në Ligën e Kampionëve: Falënderimi i takon Zotit
Lexo po ashtu Shaqiri reagon pas fitimit të trofeut të dytë në Ligën e Kampionëve: Falënderimi i takon Zotit

“Luajtëm një sezon të mirë dhe meritonim të fitonim të paktën një trofe. Është e mahnitshme, kemi fituar titullin më të madh në Evropë. Kjo nuk ndodh çdo ditë”.

“Jemi një ekip shumë i mirë dhe punojmë shumë së bashku çdo ditë. Shpresoj se mund të vazhdojmë, ky është vetëm fillimi dhe ne mund të fitojmë shumë tituj”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori