LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri i gatshëm për Liverpoolin

Shaqiri i gatshëm për Liverpoolin

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri u është kthyer stërvitjeve të përbashkëta me futbollistët e Stoke Cityt. Shaqiri 24-vjeçar do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Stoke City e luan të dielën kundër Liverpoolit.

Reprezentuesi i Zvicrës për shkak të problemeve me muskuj i ka munguar Stoke Cityt në dy ndeshjet e fundit. Ai mungoi edhe në dy ndeshjet miqësore që Zvicra i zhvilloi para pak javësh, përcjell sot Koha Ditore.


“Shaqiri ka stërvitur me ne gjatë kësaj jave. Ne jemi të kënaqur që ai sërish ka mundur të stërvitet plotësisht. Nëse ai nuk do të ketë ndonjë dhimbje, do të jetë nga fillimi i ndeshjes kundër Liverpoolit”, ka thënë për mediumet në Angli, ndihmës trajneri i Stoke Cityt, Mark Bowen.

Mesfushori nga Gjilani këtë edicion në Premier League ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime në 23 ndeshje.