LAJMI I FUNDIT:

Shanghai i vendos çmimin, Manchester United ka kohë 20 ditë për blerjen përfundimtare të Ighalos

Shanghai i vendos çmimin, Manchester United ka kohë 20 ditë për blerjen përfundimtare të Ighalos

Odion Ighalo i është bashkuar Manchester Unitedit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi nigerian erdhi si huazim katër mujor nga gjiganti kinez Shanghai Shenhua, pasi kampionati kinez kishte përfunduar.

30-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me Djajtë e Kuq ku në tetë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta blejnë lojtarin dhe tanimë negociatat kanë filluar.

Odion Ighalo . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Shanghai në anën tjetër i ka vendosur çmimin e largimit yllit nigerian dhe United që e ka huazimin e lojtarit deri më 31 maj, duhet të vendos më shpejtë për të ardhmen e tij.

Klubi kinez i ka bërë të qartë Untiedit se për Ighalon kërkon 23 milionë euro dhe se nuk do të zbres nga kërkesa e tyre.

Tani i mbetet Djajve të Kuq të vendosin brenda 20 ditëve nëse do ta shfrytëzojnë mundësinë për blerjen përfundimtare të nigerianit ose jo.

Edhe nëse nuk mbetet në Old Traford, nigeriani ka vendosur mos të rikthehet në Kinë pasi skuadra të tjera angleze kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori