LAJMI I FUNDIT:

Shala: Transformimi i FSK-së në ushtri, do të ndodhë gjatë këtij viti (Video)

Shala: Transformimi i FSK-së në ushtri, do të ndodhë gjatë këtij viti (Video)

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haxhi Shala, ka theksuar se FSK-ja është e gatshme për shndërrimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Shala në emisionin “Përballje” ka theksuar se beson që transformimi i FSK-së në FAK, do të ndodhë gjatë vitit 2018.


“Unë besoj që me një trysni të bashkësisë ndërkombëtare te Serbia, do të ndodhë transformimi gjatë këtij viti. Çdo ditë po shihet që Serbia është duke hequr dorë nga disa elemente që i ka pasur në Kosovë. Tash kryeministri i Serbisë po flet për një dialog të brendshëm atje. Më pas po diskutohet tërheqja e Kosovës nga Kushtetuta, por në anën tjetër edhe deputetët e Listës Serbe kanë qëndrim pak më të butë rreth kësaj teme”, ka shtuar Shala.

Sipas tij, Kosovës nuk i nevojitet një forcë pa mbështetjen e NATO-s, duke shtuar se “me rëndësi është që vendit nuk i nevojitet një ushtri pa pëlqimin e NATO-s”.

Ai ka thënë se ajo që është pozitive është se ka një koncensus të përgjithshëm të klasës politike rreth formimit të ushtrisë së Kosovës dhe se nuk mund të ketë kushtëzime nga ana e Listës Serbe në Kosovë.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafi me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në RTV Dukagjini e Telegrafi nga ora 20:10. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori