LAJMI I FUNDIT:

Shala: Ligji për të drejtat e njeriut, vetëm në letër

Shala: Ligji për të drejtat e njeriut, vetëm në letër

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), thotë se Ligji për të drejtat e njeriut është shumë mirë i shkruar në letër, por fatkeqësisht nuk zbatohet në vendin tonë.

Behxhet Shala tha se ky vit ishte shumë i keq për të drejtat e njeriut, varfëri, cilësi jo të mirë të jetesës, nuk kemi arsim cilësor, ku ka fëmijë që nuk e di alfabetin në shkollë, ata të shkollës së mesme janë të cilësisë së shkollës fillore, ndërkaq ata në fakultet analfabet.


Ai tha se edhe shëndetësia është një nivel jashtëzakonisht të rëndë, ai tha se ka edhe fëmijë që punojnë rrugëve, nëpër lokale që janë kundër Konventës të së Drejtave të njeriut.

Sipas Shalës kët vit janë marrë me personat e privuar nga liria, që sipas tij janë me mijëa të dënuar dhe nuk kanë fituar asnjëherë asgjë, nuk është ndërarrë diçka për lirimin e tyre.

Ai tha se falja ekziston në të gjitha vendet e botës, kur një person mban mbi 10 vjet burg, atëherë shteti duhet ta sheh se mund të fitojë lirinë.

“Sipas ligjeve në Kosovë të drejtat e njeriut janë në një parajsë dhe i shkruar shumë mirë, por në realitet ky ligj nuk zbatohet fare”, tha ai për RTK.

Shala përmendi edhe largimin nga puna të punëtorëve të KEDS-it, ku nga ky institucion është kërkuar kthimi i tyre në punë, por që nuk ka pranuar, madje shteti sipas tij duhet të reagojë.

Sa i përket çështjes së trashëgimisë familjare femër-mashkull, ai tha se më herët kjo gjë ka qenë e pamundur në bazë të traditës e vetëdijës shekullore, por që tash ka filluar të vetëdijësohet shoqëria, edhe pse femrat nuk e kanë fituar tërë të drejtën, por po punohet në këtë drejtim.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori