LAJMI I FUNDIT:

Shabani: Erdogani është pranë rënies politike (Video)

Shabani: Erdogani është pranë rënies politike (Video)

Gazetari Zekirja Shabani ka thënë se Erdogani është një lojtar i madh për faktin se ka mbijetuar aq gjatë në politikë.

Shabani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Erdogani ka filluar të bëhet rrezik edhe për veten e tij.


“Erdogani ka filluar të bëhet rrezik jo vetëm rrezik për Turqinë por edhe për veten dhe autoritetin e tij”, është shprehur Shabani.

Gazetari, i cili hulumton për tema ekonomike, ka thënë se Turqia është pranë një krize ekonomike edhe për shkak të jo stabilitetit politik, përcjell Telegrafi.

“Erdogani dhe ekonomia e Turqisë, sipas ekspertëve, mund të rrezikohen për shkak të jo stabilitetit politik, dhe të rënies së lirës turke”, ka thënë Shabani.

Sipas Shabanit, Turqia me gjithë eksportet e mëdha, është edhe duke importuar shumë.

“Turqia është duke eksportuar shumë, por edhe është duke blerë shtrenjtë”.

Sipas Shabanit, Erdogani është në tehun e rënies politike.

“Erdogani në këtë bumin e madh, është në tehun e rrezikut të rënies politike”, ka përfunduar ai./Telegrafi/