LAJMI I FUNDIT:

Sfida e një prindi-Ku ta trajtojë fëmijën me kancer?

Sfida e një prindi-Ku ta trajtojë fëmijën me kancer?
Foto: Arkiv

Besa, 17-vjeçare e prekur me kancer të gjakut, nuk po gjen shërim në Kosovë. Babai i saj Maliqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se vajzës i duhet bërë transplantim i palcës kockore, shërbim ky që nuk kryhet në Kosovë.

Andaj, për Besën mjekët kanë lëshuar letër referimi për trajtim jashtë vendit, prandaj edhe babai i saj atë e ka dërguar në një spital në Turqi. Por, siç thotë ai, kostoja e kësaj sëmundje po del të jetë e papërballueshme.

“Kurrfarë mundësie këtu nuk kemi pasur për trajtimin e vajzës. Na kanë dërguar në Shkup e Beograd për analiza. Këtu kanë qenë mjekët shumë konfuz, as terapinë nuk dinin t’ia vazhdonin apo ndërpresin pas analizave të bëra atje. Shumë të pakënaqur kemi qenë me trajtim, ndonëse e ka pasur vajza një sëmundje komplekse”, tha Maliqi.

Për këto raste edhe Ministria e Shëndetësisë paguan një shumë prej 30 mijë euro nga fondi për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku përfituese ka qenë edhe Besa. Por, sipas Maliqit, këto mjete janë tejet të pamjaftueshme për t’u trajtuar një sëmundje e tillë.

“Tash e kemi dërguar vajzën në një spital në Turqi. Po thonë që më shumë se mbi 200 mijë euro do të na kushtojë transplanti. Aty 100 euro një natë vetëm me fjet ne si familjar. Çmimet atje për neve janë të papërballueshme. Tash po i kërkojnë edhe fëmijët tjerë për analiza, në mënyrë që nëse përputhen analizat mes vëllezërve e motrave, të bëhet transplanti i palcës kockore. Gjasat po thonë të jenë 80 për qind që të shërohet, por që ne nuk po mund ta përballojmë koston”, tha Maliqi.

Ndryshe, në Kosovë rreth 50 fëmijë në vit preken me sëmundjen e kancerit. Ekspertë shëndetësorë thonë se numri i fëmijëve të prekur me kancer është rritur brenda vitesh, nëse krahasohet me vitin 2008, kur në vit janë diagnostikuar vetëm 7 fëmijë me sëmundje të kancerit.

Megjithatë, rritja thuhet të mos jetë reale, pasi që diagnostikimi i fëmijëve me kohë është rritur.

Muharrem Avdiu pediatër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovëstha për Radion Evropa e Lirë se prej numrit total të fëmijëve të prekur me kancer, janë disa lloje që nuk mund të trajtohen brenda Kosovës.

Me avancimin e stafit mjekësorë, sipas Avdiut, trajtimi i fëmijëve çdo vit po shënon përparim.

“Me kuadro jemi mirë, ka mjaft doktorë specialistë të kësaj fushe. Andaj edhe problemet hemato -onkologjike trajtohen në masë të konsiderueshme. Doktorët janë në gjendje t’i përcjellin fëmijët me këto sëmundje, por që sigurisht ka përjashtime”, tha ai.

“Rreth 50 raste të reja me kancer paraqiten te fëmijët në Kosovë. Këto kërkojnë qasje me përgjegjësi të veçantë, por që kushtet janë krijuar dhe mjekët po ia dalin. Gjithashtu, QKUK-në e ndihmojnë disa shoqata me barna e material të nevojshëm që fëmijët me kancer t’ia dalin”.

“Ka rreth gjashtë vjet që tek ne kryhen shumë shërbime në trajtimin e fëmijëve me kancer. Para kësaj kohe pothuajse gjithë fëmijët janë referuar jashtë vendit”, tha Avdiu.

Sa i përket shërbimit të transplantim të palcës kurrizore Shemsi Veseli, anëtar i bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovë, tha se në kushtet e Klinikës Pediatrike nuk mund të bëhen shumë shërbime, ndonëse është rritur cilësia ndër vite.

Megjithatë ai shtoi se me ndërtimin e spitalit të ri pediatrik, e që pritet të nisë së shpejti, edhe transplantet kockore do të merren parasysh, pasi që kërkesat janë mjaft të mëdha.

“Në kontekst të sëmundjeve onkologjike ne jemi shumë të interesuar që të kemi edhe ekip të transplantimin e palcës kockore, pasi ka shumë fëmijë me leukemi dhe në anën tjetër të kemi mundësi ta rrisim stafin”.

“Tash hemato-onkologjia e re do të ndërtohet, pasi është shqyrtuar si mundësi dhe me rishikimin e buxhetit do të merret parasysh i gjithë ky shërbim”, tha Veseli.

Sidoqoftë, profesionistë shëndetësorë thonë se kontrollet e rregullta mjekësore dhe zbulimi i hershëm sëmundjes rrit shanset për trajtim më të mirë dhe më të lehtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori