Sferka e Klinës mbetet pa ujë pas një defekti në rezervuar

Banorët e fshatit Sferkë kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi rezervuari i ujit ka pësuar një defekt.
Sipas banorëve, prishja e rezervuarit ka bërë që i gjithë fshati të mbetet pa furnizim me ujë, duke u shkaktuar vështirësi në përmbushjen e nevojave të përditshme.
Ata kanë kërkuar nga ekipet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për identifikimin dhe sanimin e defektit, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme.
Banorët shpresojnë që problemi të zgjidhet urgjentisht dhe që furnizimi të normalizohet sa më parë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































