KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se, për shkak të një avarie të paraqitur në gypin DN 200 në B.T. “Jarina”, nga ora 09:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët në disa rrugë të Pejës.

Sipas njoftimit të kompanisë, pa furnizim me ujë do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Çamëria”, “Halil Agusholli” dhe “Ahmet Gjikolli”.


Ekipet e KRU “Hidrodrini” kanë dalë në vendin e avarisë dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

Kompania nuk ka bërë të ditur kohën e saktë se kur pritet të përfundojnë punimet, duke theksuar se ekipet do të qëndrojnë në terren deri në sanimin e avarisë. /Telegrafi/