KRU “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët në qendër të Pejës se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të një rrjedhjeje të madhe në rrugën “Gjergj Fishta”.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë deri në orën 13:00, ndërsa do të prekë rrugën “Gjergj Fishta”, “Halil Agusholli”, “Eliot Engëll”, Çarshinë e Gjatë të qytetit, si dhe disa rrugica dytësore në këtë zonë.


Ekipet e KRU “Hidrodrini” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët deri në përfundimin e intervenimit. /Telegrafi/