Punëtorët e “Ambientit” pastrojnë vullnetarisht deponinë ilegale në Klinë

KRM “Ambienti” ka njoftuar se punëtorët e njësisë në Klinë kanë realizuar pastrimin dhe eliminimin e një deponie ilegale të mbeturinave në rrugën “Ali Zeqiri”, në qytetin e Klinës.
Sipas njoftimit, pastrimi është realizuar me iniciativë dhe në mënyrë vullnetare nga punëtorët e ndërmarrjes, me qëllim të përmirësimit të ambientit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.
Nga KRM “Ambienti” kanë thënë se ky angazhim synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Ndërmarrja ka vlerësuar se pastrimi i kësaj hapësire përbën një tjetër hap në përmirësimin e kushteve mjedisore në komunitet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































