LAJMI I FUNDIT:

Sevilla futet në garë për transferimin e Myrto Uzunit

Sevilla futet në garë për transferimin e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.


27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka përcjellë në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë atë në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë.

Uzuni zbulon ofertat që ka dhe klauzolën e vendosur nga Granada: Nuk e di të ardhmen, klubi dëshiron të më bëj kapiten
Lexo po ashtu Uzuni zbulon ofertat që ka dhe klauzolën e vendosur nga Granada: Nuk e di të ardhmen, klubi dëshiron të më bëj kapiten

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse e lë ekipin në La Liga.

Shpenzim që Sevilla nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediat spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori