LAJMI I FUNDIT:

Sevilla fiton derbin andaluzian ndaj Betisit, gjithçka që ndodhi në ndeshjen e parë të La Ligas pas tre muajve pauzë

Sevilla fiton derbin andaluzian ndaj Betisit, gjithçka që ndodhi në ndeshjen e parë të La Ligas pas tre muajve pauzë

Pas tre muajve pauzë për shkak të pandemisë Covid-19, është rikthyer futbolli në Spanjë me ndeshjen derbi mes Sevillës dhe Real Betisit.

Dy skuadrat e qytetit janë përballur me njëra tjetrën në Estadio Ramon Sanchez Pizuan, ku në fund fitorja i takoi vendasve me rezultat 2-0.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për viktimat që vdiqën nga pandemia Covid-19.

Pjesa e parë nuk solli gola përkundër që vendasit patën dy raste të mira shënimi me Lucas Ocampos dhe Munir El Haddadi, por pa përfunduar topi në rrjetë.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan pa gola 0-0.

Ramon Sanchez Pizjuan. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Sevilla e nisi më mirë edhe pjesën e dytë ku në minutën e 54-të, fituan një penallti të cilën në gol e shndërroi sulmuesi Lucas Ocampos për 1-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë Sevilla gjeti edhe golin e dytë në ndeshje, ku kësaj radhe realizoi veterani Fernando.

Deri në fund mysafirët tentuan të bënin diçka më shumë, por që nuk arritën të shënonin as golin e nderit.

Edhe pse në fund lojtarët nuk e bënë festën e përhershme me tifozët që mungonin në shkallët e stadiumit, mijëra tifozët ishin mbledhur jashtë stadiumit dhe nuk donin të dëgjonin për coronavirus, duke festuar fitoren e skuadrës së tyre të zemrës.

Me këtë fitore Sevilla ruan pozitën e tretë në tabelë me 50 pikë të tubuara, ndërsa Betis ndodhet në vendin e 12-të me 33 pikë, por që nuk mbetet qetë deri në fund të kampionatit.

Ndeshja e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë u karakterizua me masa të rrepta sigurie në stadiume.

Para fillimit të ndeshjes ishte dezinfektuar gjithçka në stadium, nga ulëset tek flamujt e kornerit, portat apo edhe bankat rezervë.

Lojtarët rezervë qëndronin në tribuna, ndërsa sa i përket atyre në fushë në momentin e shënimit të golave kanë festuar normalisht.

Sevilla kishte vendosur që gjatë gjithë takimit të lëshoj audion e tifozëve vendas, duke bërë që të krijohet një atmosferë më e mirë në stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori