LAJMI I FUNDIT:

Sevilla 2-1 Atletico Madrid, notat e lojtarëve – Rakitic më i miri

Sevilla 2-1 Atletico Madrid, notat e lojtarëve – Rakitic më i miri

Sevilla ka fituar në fund derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Ekipi i Julen Lopeteguit ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e tretë me radhë Atleticos së Diego Simeones.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Rakitic (7’) dhe Lucas Ocampos (89’) për vendasit, ndërsa Felipe (33’) për mysafirët.

Sevilla fiton në fund dramën ndaj Atletico Madridit
Lexo po ashtu Sevilla fiton në fund dramën ndaj Atletico Madridit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori kroat, Rakitic, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Atleticos, Jan Oblak që u vlerësua me notë 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/