LAJMI I FUNDIT:

Seri: Nuk di rreth interesimit të Barçës, jam i fokusuar te Nice

Seri: Nuk di rreth interesimit të Barçës, jam i fokusuar te Nice

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Jean Michael Seri këmbëngul se nuk di asgjë për spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën dhe është fokusuar vetëm tek Nice.

Raportet gjatë javës së kaluar pohuan se Barca ishte gati të paguante klauzolën e lirimit të Serit për 40 milionë euro, me katalanasit që përcaktonin ‘Xavin afrikan’ për të rritur mesfushën e tyre.


Xavi: U magjepsa nga Seri, ai ka ADN-në e Barçës - duhet transferuar menjëherë
Lexo po ashtu Xavi: U magjepsa nga Seri, ai ka ADN-në e Barçës - duhet transferuar menjëherë

Megjithatë, Seri ka mohuar të dijë diçka rreth kësaj çështje, duke theksuar se po punon çdo ditë për ndeshjet e ardhshme me Nice.

“Sinqerisht, unë nuk jam duke menduar për këtë. Jam i fokusuar në angazhimet tona të ardhshme”, ka thënë fillimisht Seri për RMC.

Seri fut në ‘luftë’ Arsenalin me Barcelonën
Lexo po ashtu Seri fut në ‘luftë’ Arsenalin me Barcelonën

“Ne kemi ndeshje që vijnë dhe duhet të përqendrohemi tek to. Jam i përqendruar në atë që po bëj në stërvitje dhe ndeshje”.

“Barça? Nuk e di, nuk di më shumë se ti. Mediat janë duke folur, gjithkush është duke folur, por unë jam fokusuar vetëm në përgatitjet për ndeshjet tona dhe kjo është ajo”, përfundoi mesfushori i Nice. /Telegrafi/