0Shares

Mesfushori i Nice, Jean Michael Seri pranon se ishte e vështirë të shihte ëndrrën e tij për të kaluar në Barcelonë teksa venitej.

Barcelona vendosi të heq dorë nga nënshkrimi i Serit pasi u refuzua fillimisht nga skuadra franceze dhe kjo e ka prekur mesfushorin energjik.

Xavi: U magjepsa nga Seri, ai ka ADN-në e Barçës - duhet transferuar menjëherë Xavi: U magjepsa nga Seri, ai ka ADN-në e Barçës - duhet transferuar menjëherë

“Ky transferim më ka prekur sepse si lojtar ishte një ëndërr e madhe, por kjo nuk më ka destabilizuar”, ka thënë fillimisht Seri.

“Unë tashmë e kam harruar atë periudhë dhe vetëm po shoh përpara”.

“Duhet t’i jap gjithçka këtij klubi që më ka dhënë shumë dhe tifozët që kanë qenë gjithmonë pas meje dhe skuadrës”, përfundoi mesfushori i Nice. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)