LAJMI I FUNDIT:

Serbja vdes në aeroportin ‘Aleksandri i madh’ në Shkup

Serbja vdes në aeroportin ‘Aleksandri i madh’ në Shkup

67 vjeçarja S.K nga Serbia mbrëmë ka vdekur në ambulantën e aeroportit ‘Aleksandri i madh’ në Shkup, njoftojnë nga MPB transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë pritjes që ajo dhe burri i saj kanë pritur të udhëtojnë drejt Zvicrës.


Fluturimi i tyre ishte i parashikuar të nis nga ora 19 por ajo ka pasur disa komplikime disa minuta para fluturimit. Nga vendi për pritje të fluturimit S.K është dërguar në ambulantën e aeroportit. Atje, rreth orës 20 e 15 minuta ajo ka ndërruar jetë.

Mjeku ligjor sot do të konstatoj shkaqet e vdekjes./Telegrafi/