LAJMI I FUNDIT:

Serbia u dërgon ftesa shqiptarëve për burg në Nish

Serbia u dërgon ftesa shqiptarëve për burg në Nish

Të gjithë të burgosurve shqiptarë që kanë vuajtur dënimin nëpër burgje të Serbisë dhe të cilët janë dënuar me akuzat për “Terrorizëm” nga gjykatat atje gjatë luftës dhe menjëherë pas përfundimit të luftës, por edhe që janë kthyer në Kosovë, duke u bazuar në ftesat e gjykatave të Serbisë, u kërkohet të kthehen sërish nëpër burgjet serbe për ta mbajtur dënimin me burg që u ka mbetur.

Gjykatat serbe kanë filluar t’u dërgojnë ftesa shqiptarëve, duke i urdhëruar të paraqiten në shërbimet korrektuese përmirësuese për ta mbajtur dënimin, duke u kërcënuar se nëse nuk paraqiten sipas ftesës, “atëherë ata do të sillen me dhunë” nëpër burgjet e Serbisë.


Një ftesë të tillë e ka marrë para pak ditëve Hashim Mecinaj, nga Klina e Epërme e Skenderajt, shkruan Zëri.

Mecinaj, i cili gjatë luftës ishte rrëmbyer nga Policia dhe Ushtria serbe në fshatin e tij, në Klinë të Epërme të Skenderajt, do të duhej të paraqitej në Burgun e Nishit më 1 korrik të këtij viti për ta mbajtur dënimin prej 13 vjetësh burg, që ia kishte shqiptuar Gjykata e Apelit në Kragujevc të Serbisë.

Në fakt Mecinaj, i cili edhe me shumë shqiptarë të tjerë ishte rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe ishte dërguar në Serbi, ishte dënuar me 20 vjet burg për “Terrorizëm”, ndërsa në barrë i vihen dy vepra penale: “Sulmi mbi patrullën serbe të Policisë”, më 10 korrik 1998, me ç’rast ishin plagosur 3 policë serbë dhe për “Sulmin e armatosur” mbi autobusin që qarkullonte nga Skenderaj për në Mitrovicë përplot me policë serbë, me ç’rast ishin plagosur rendë dhe lehtë mbi 20 policë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori