LAJMI I FUNDIT:

Serbia goditet nga virusi i Nilit Perëndimor, 29 persona të vdekur

Serbia goditet nga virusi i Nilit Perëndimor, 29 persona të vdekur

Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanoviç Batut” ka njoftuar se 29 persona kanë vdekur nga virusi i virusi i Nilit Perëndimor.

Vetëm në javën e fundit ky institut njofton se katër njerëz më shumë vdiqën pasi u prekën nga ky virus, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, në Serbi, sipas të njëjtit informacion, janë prekur 286 persona, ndërsa 29 prej tyre kanë vdekur.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara ishte në Beograd me 141 të infektuar.

Sipas raportit të fundit të institutit “Batut” Drejtoria Veterinare e Bujqësisë në tërë territorin e Serbisë ka zbatuar një program monitorimi për praninë e virusin e Nilit Perëndimor në popullatën e kuajve, zogjve të malit që kishin ngordhur.

Ky infeksion tropikal transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara , ndërsa burimet kryesore të virusit janë zogjtë e egër.

Infeksioni fatmirësisht nuk mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Serbia është kapluar nga frika, pasi edhe në vitin 2013 ishin prekur 300 persona dhe kishin vdekur 30 të tjerë pas prekjes nga ky virus.

Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive Dr. Goran Stevanovic për mediat serbe ka konfirmuar se edhe këtë vit situata është e rëndë, duke konfirmuar se viruset si ky i Nilit kanë një cikël që përsëriten nga 5 deri në 7 vjet./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori