LAJMI I FUNDIT:

Serbët e ofendojnë dhe shajnë Korab Shaqirin duke menduar se ka lidhje familjare me Xherdanin

Serbët e ofendojnë dhe shajnë Korab Shaqirin duke menduar se ka lidhje familjare me Xherdanin
Korab Shaqiri dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Instagram/KorabShaqiri/Getty Images)

Mbiemri i njëjtë me Xherdan Shaqirin i ka shkaktuar telashe Korab Shaqirit në rrjetet sociale, ku këngëtari është ballafaquar me mijëra ofendime dhe sharje nga serbët.

Të premten mbrëma, Zvicra e mposhti Serbinë me rezultat 2-1 në Kampionatin Botëror, ndërsa golat e Helvetikëve u shënuan nga dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.


Festa e të dy futbollistëve ishte duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe natyrisht se kjo nuk u ka pëlqyer serbëve.

Postimi i Korabit në InstaStory (Foto: Instagram/KorabShaqiri)

Dhe në rrjetet sociale, ata e kanë sulmuar këngëtarin Korab Shaqiri duke menduar se ka ndonjë lidhshmëri familjare me Xherdanin.

Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror

Këngëtari i ka publikuar disa prej ofendimeve që i kanë bërë serbët në rrjetet sociale dhe pastaj ka sqaruar që nuk do t’ua kthejë me të njëjtën gjuhë.

“U bëj thirrje publike serbëve që të mos më fyejnë/shajnë në rrjete sociale për shkak të Xherdan Shaqirit, nuk kam lidhje familjare me të, por e kam vëlla, sepse është shqiptar!”.

“Mijëra mesazhe fyese nga ju, por nuk do t’ju përgjigjemi në të njëjtën gjuhë, sepse nuk jam si ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Korabi në InstaStory. /Telegrafi/

Ofendimet në adresë të Korab Shaqirit (Foto: Instagram/KorabShaqiri)