LAJMI I FUNDIT:

Sepse ti nuk je vetëm! Të famshmit shqiptarë që pranuan haptazi se vuajnë nga ankthi dhe depresioni

Sepse ti nuk je vetëm! Të famshmit shqiptarë që pranuan haptazi se vuajnë nga ankthi dhe depresioni

Të shikosh jetën e tyre shpesh herë duket inspiruese, por jo gjithmonë duket e tillë.

Edhe të famshmit kanë problemet e tyre, posaçërisht me shëndetin mental.


Këtu përjashtim nuk bëjnë as të famshmit shqiptarë, disa prej të cilëve e kanë treguar haptazi se kanë probleme me ankth ose depresion.

Ankthi, është definuar nga Shoqata Amerikane e Psikologëve(APA) si “emocion që karakterizohet me ndjenjën e tensionit, mendimeve shqetësuese, dhe ndryshimeve fizike.

Gjersa depresioni njihet si një nga sëmundjet më të zakonshme prej së cilës njerëzit vuajnë në ditët e sotme.

Shumë nga të famshmit shqiptarë e kanë pranuar haptazi që janë të prekur nga simptomat e sëmundjeve të tilla, duke luftuar stereotipet dhe folur hapur rreth kësaj çështje.

Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa prej rrëfimeve të të famshmëve shqiptarë që kanë vuajtur ndonjëherë ankthi apo nga depresioni.

Mos harroni, ju nuk jeni vetëm!

Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dy vite më parë kishte rrëfyer hapur në emisionin “Opinion” për problemet e tij me shëndetin mental.

Ai kishte rrëfyer momentin e braktisjes së peshëngritjes si një nga periudhat më të vështira në jetën e tij.

“Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lashë për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë ne Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”, ishte shprehur Ilir Meta.

Albano Bogdo

Aktori i njohur shqiptar, Albano Bogdo, ka rrëfyer kohë më parë në një intervistë të sinqertë për emisionin “Rreze Dielli”, se ai trajtohet nga depresioni dhe ankthi – gjëra të cilat e kanë çuar deri edhe te ndarja nga e fejuara.

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, gjatë vitit 2019 pranoi se është bipolare, me çka përjeton ndryshime të çrregullta të disponimit.

“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Kjo është e gjitha. Të dua”, shkroi këngëtarja shqiptare në Twitter gjatë muajit prill.

Rita Ora

Viti 2016 nuk ishte aspak i mirë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo u ndalua të publikonte muzikë për një vit të tërë, si shkas i probleme gjyqësore me ish-labelin e saj, “Roc Nation”, në atë kohë i shkaktuan shumë probleme artistes, e cila kishte rrëfyer se në këtë fazë të jetës kishte përjetuar gjendje depresive.

“Vuaj nga ankthi dhe kam frikë të pranoj që kam qenë në terapi. Edhe kohët e fundit flas me një specialist një herë në javë”, ishte shprehur këngëtarja shqiptare, e cila njashtu merr këshilla edhe nga nëna e saj, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre me profesion.

Nga të tilla periudha, të gjithë mund të prekemi nganjëherë në jetë, por e rëndësishme është që të luftosh dhe të ngrihesh sërish…Historia jote nuk e meriton të përfundojë kështu! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori