Senatori i ShBA-ve Ron Johnson, i cili është bashkë-sponsor i rezolutës së Senatit për përkrahjen e marrëveshjes së Prespës, nesër arrin në vizitë në Maqedoni në takime me zyrtarët e lartë shtetëror.
Ai në Maqedoni vjen në periudhën e aktiviteteve intensive diplomatike para referendumit të 30 shtatorit. Kancelarja gjermane sot është ne vizitë zyrtare në Shkup dhe përçoi mesazh të qartë deri te qytetarët e Maqedonisë – më 30 shtator të mos rinë në shtëpi, por të dalin dhe të deklarohen për të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj periudhe të aktiviteteve diplomatike, Maqedoninë e vizituan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Ministri i Punëve të Jashtme të Luksenburgut, Jean Asselborn dhe Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Johnson, i cili është kryesues i Komisionit të Senatit për siguri shtetërore, përveç Maqedonisë, do ta vizitojë Greqinë, Kosovën dhe Serbinë.
Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët e a lartë të Pesidentit të ShBA-ve Donal Trump, i ngarkuar për misione speciale. Njëherë, ai është edhe kryesues i nën-komitetit për bashkëpunim evropian dhe rajonal për siguri.
Rezoluta, ku bashkë-sponsor është Johnson, jep përkrahje të qartë për marrëveshjen e Prespës, ku siç thhuhet atje, hapen rrugët për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe thuhet se me marrëveshjen afirmohet stabiliteti i rajon në Evropën jug-lindore, që është interes kombëtar i rëndësishëm i ShBA-ve.
Në dokument kërkohet nga Maqedonia që të vazhdojë me zbatimin e reformave të rëndësishme në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE, me theks të veçantë liria e shprehjes, përforcimi i sundimit të drejtës dhe lufta kundër korrupsionit. Gjithashtu inkurajohen institucionet relevante amerikane që t’i përkrahin kompanitë amerikane, që janë të interesuara të investojnë në Evropën jug-lindore.
Senatori amerikan Johnson për herë të fundit në rajon ishte në shkurt të këtij viti, kur vizitoi Prishtinën dhe Beogradin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare