LAJMI I FUNDIT:

Senatorët amerikanë: Po vjen muaji kritik për Bosnje e Hercegovinën, SHBA duhet të reagojë më fuqishëm

Senatorët amerikanë: Po vjen muaji kritik për Bosnje e Hercegovinën, SHBA duhet të reagojë më fuqishëm

Një grup senatorësh amerikanë i kërkuan administratës së presidentit Joe Biden, që të marrin masa urgjente për të siguruar vazhdimin e misionit ushtarak ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, pasi vlerësuan se situata në atë vend është serioze dhe se stabiliteti i këtij vendi po kërcënohet më tej nga veprimet shkatërruese të Rusisë.

Senatorët Jean Shaneen, Chris Muprhy, Thom Tillis dhe Roger Wicker, i dërguan një letër të përbashkët Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Audin, duke rikujtuar se nëntori mund të përfaqësojë një periudhë kritike për Perëndimin lidhur me Bosnjë e Hercegovinën, transmeton Telegrafi.


Ata rikujtuan se muajin e ardhshëm Këshilli i Sigurimit të OKB-së, duhet të vendosë nëse do të zgjatet mandati i misionit ushtarake të Bashkimit Evropian në BeH të quajtur “Althea”.

Ata angazhohen fuqishëm për zgjatjen e këtij misioni, me vlerësimin se është e nevojshme që forcat e EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë të vazhdojnë të veprojnë me mandatin ekzekutiv të paqeruajtjes, dhe për këtë të sigurojnë të paktën 1.100 ushtarë në terren.

Senatorët vlerësuan se SHBA-të duhet të angazhon më shumë në mënyrë që ky mision të jetë sa më efektiv dhe t’i ofrojë BeH më shumë sesa mbështetje logjistike dhe stërvitje ushtarake.

Ata konsiderojnë si shumë të rëndësishme duke pasur parasysh faktin se vitin e kaluar, lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, intensifikoi retorikën e tij duke kërcënuar me ndarjen e Republika Srspkas nga Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori